Telenews

Vazhdon të rritet vlera e importit në Kosovë edhe në 2024

Ky kidnapim i tre zyrtarëve policorë të Kosovës, Serbisë nuk i kushtoi vetëm edhe me një njollë të zezë si shtet fqinj, në qershor të vitit të kaluar.

Që atëherë ka humbur miliona euro, kjo pasi që Qeveria e Kosovës si masë sigurie vendosi të mos lejoj futjen e produkteve serbe në Kosovë, përveç lëndës së parë.

Kjo bëri që shumë produkte serbe të zëvendësohen me të shteteve të tjera, por që të njëjtat ishin më shtrenjtë.

Andaj, edhe vitin e kaluar pati rritje të importit, jo nga sasia por nga vlera e blerjes.

Kjo rritje sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vazhdoi edhe në tremujorin e parë të 2024-s në vlerë prej 2.5%.

https://askapi.rks-gov.net/Custom/524513fe-0d77-4d5d-997c-21149f9d57c7.pdf

Këtë fenomen sipas deputetëve të partisë më të madhe në vend, po e luftojnë duke rritur prodhimin vendor.

“Nga ana e qeverisë, kemi pare masa që target kanë biznese që merren me prodhim, duke ndihmuar përmes subvencionimeve në mënyrë që të pajisen me teknologji të re, të trajnohet stafi i nevojshëm që të stimulohet prodhimi”, tha Jeta Statovci, deputete e LVV-së  .

Statovci thotë se qëllim kanë largimin edhe me tutje nga tregu të shtetit serb.

“Në kuadër të statistikave për 11 muaj kemi një rënje prej 44% të importit nga Serbia, kurse me statistika të tanishme pra e njejta ka shkuar në 60%”, deklaroi Jeta Statovci, deputete e LVV-së  .

Pa ide dhe plan në zvogëlimin e importit po e konsideron Qeverinë e Kosovës, kryetari i komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi  deklaroi se “Ne kemi politika të paqarta në fushën e tregtisë, ne fushën e prodhimit vendor,  dhe në fushën e kontrollit, në këtë relacion situata është shqetësuese  dhe gjithë indikatorët qojnë në një rritje të importeve”.

Edhe ekonomistet thonë që institucionet e Kosovës nuk po punojnë sa duhet, lidhur me rritjen e eksportit.

“Qeveria e Kosovës nuk po punon mjaftueshëm në fuqizimin e prodhimit vendor”, tha Bashkim Mustafa, ekonomist.

Shtetet që kanë përfituar me masën e sigurisë ndaj Serbisë, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që nga vendet e CEFTA-së janë në vendin e parë dhe dytë për nga importuesit më të mëdhenj në Kosovë.

Në total Serbia ka mbetur në vendin e tretë nga vendet e CEFTA-së dhe e 14-ta nga të gjitha vendet.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani