Telenews

Vázquez i thotë lamtumirë Real Madridit

Lucas Vázquez ka shpallur largimin e tij nga Real Madrid, pas një periudhe të gjatë të suksesshme me klubin.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu falënderimet dhe emocionet e tij për një karrierë që nisi në moshën 16-vjeçare në Valdebebas, duke e cilësuar Madridin si “shtëpinë” e tij.

Pas më shumë se 400 ndeshjesh dhe 23 titujsh, Vázquez tha se është koha për t’u larguar, por la të qartë se Real Madrid do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Ai e mbylli mesazhin me një fjalë të fuqishme: “Hala Madrid dhe asgjë tjetër!”

Vázquez largohet me 402 paraqitje dhe është renditur i 25-ti në listën e lojtarëve më të shumtë të ndeshjeve për klubin.

Të ngajshme

Sportistja 41-vjeçare vdes papritur në SHBA, tre ditë pas ditëlindjes së saj

Valjeta Turkaj

Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamal

KushtrimGuraj

KBF Peja 03 zyrtarizon përforcimin e ri – Enisa Kamerolli i bashkohet ekipit pejan

KushtrimGuraj