Telenews

Vdekja e 27-vjeçarit, dalin pamje të reja nga momenti i arrestimit të tij nga PK-ja

Një 27-vjeçar ka vdekur në Lipjan në rrethana të dyshimta, pak minuta pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamje të reja nga momenti i arrestimit. Në pamje shihen së paku tre policë teksa e kryejnë arrestimin.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e pesë policëve lidhur me rastin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci.

Të ngajshme

Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK: Janë ndaluar për 48 orë

KushtrimGuraj

Vdes në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

KushtrimGuraj

Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste

KushtrimGuraj