Një ngjarje të rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta pas një incidenti në rrugë.
Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçar.
Burime bëjnë të ditur se ai ishte parë nën ndikim të alkoolit, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar në rrugën “Haradin Bajrami”, ku sulmoi vetura dhe kalimtarë të rastit.
Derisa, Inspektoriati i Policisë së Kosovsë ka reaguar duke bërë me dije se do ta vlerësojnë dhe hetojnë reagimin policor në këtë rast.
“IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen””.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident“, thuhet në njoftimin e tyre.