Telenews

Vdekja e policit në Jarinje po cilësohet e dyshimtë, trupi i pajetë dërgohet në IML

 

 

Zyrtari policor, Rexhep Sejdiu, i cili punonte në pikën kufitare në Jarinje, ka ndërruar jetë të dielën derisa ishte në ndërrimin e natës. Vdekja e policit është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Telenews.

Sejdiu u gjet pa shenja jete nga mbikëqyrësi i tij, me ç’rast u njoftua Emergjenca dhe një ekip mjekësor doli në vendin e ngjarjes, ku u konstatua vdekja e tij.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se edhe njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime thonë se me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. I ndjeri ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare./Telenews/

Të ngajshme

Ukraina shkatërron tubacionin kryesor rus pranë Moskës

Donat Hashani

Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike

Donat Hashani

Një vit pas tragjedisë në Novi Sad – tubim masiv për viktimat e stacionit të trenit

Donat Hashani