Telenews

Vdekja e Triumf Feratit, policia njofton se në vendin e ngjarjes gjeti një armë me 11 fishekë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së Triumf Feratit, vëllait të kryetarit aktual të Istogut, Ilir Ferati.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe se policia pas pranimit të informatës rreth orës 16:10 ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Triumfin, ndërsa të martën do të jetë varrimi

Lexo po ashtuIlir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Triumfin, ndërsa të martën do të jetë varrimi

“Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti është  duke u hetuar.

Triumf Ferati ka ndërruar jetë ditën e diel, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. I njëjti ishte gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurrakoc.

Të ngajshme

Beqa: Sipas informatave që kam unë, FSK ka qenë disa herë në veri pas letrës së Thaçit

Donat Hashani

LDK-ja publikon listën me 110 kandidatët për deputetë

Donat Hashani

Thaçi reagon pasi trupi gjykues lexoi deklartën e tij dhe të Selimit ku supozohej që përgjegjës për komunikatat e UÇK-së ishte Bashota

Erzana Fazliu