Telenews

Vdekje e dyshimtë në Partesh: Gjendet pa shenja jete një burrë, ishte mbyllur në shtëpinë e tij

 

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje në Partesh, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij. Viktima u gjet i vdekur i shtrirë në dhomën e tij, pasi dikush nga familjarët e njoftoi Policinë se i njëjti ishte mbyllur brenda dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën, raporton Gazeta Sinjali. 

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se pas denoncimit të rastit, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas mëson Sinjali, viktima ka qenë i moshës rreth 59-vjeçar, teksa akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Pasi u konstatua vdekja e tij, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin, Policia ka marrë disa deklarata të dëshmitarëve dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

 

Të ngajshme

“Ishte e tmerrshme”, flasin dëshmitarët që panë aksidentin me pesë viktima në Luksemburg

Valjeta Turkaj

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Pamje dramatike në Norvegji – toka u përpi nga deti së bashku me disa shtëpi banimi

KushtrimGuraj