Telenews

Vdes 15-vjeçarja që u lëndua rëndë teksa po skijonte në Brezovicë

Një 15-vjeçare e nacionalitetit serb, ka ndërruar pas lëndimeve të marra në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se pas ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Por, rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreh15 vjeçare.

Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Veseli.

Të ngajshme

A e voton PDK çdo emër të VV-së për president, që Projektligji për Specialen të kryhet?

Rrezarta Ramaj

Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Rrezarta Ramaj

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rrezarta Ramaj