Telenews

Vdes babai i Ilir Metës

Ka vdekur ditën e sotme babai i Ilir Metës.

Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL-së të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.

Sipas Top Channel, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut. Behet me dije jo zyrtarisht se SPAK-u e ka aprovuar lejen.

Avokati Kujtim Cakrani tha se kërkesën e kanë depozituar për leje që Meta të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.

Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi