Telenews

Vdes e mitura teksa ishte duke u trajtuar në QKUK, policia nis hetimet

 

 

Një vajzë e mitur nga Gjakova ka vdekur të hënën e 19 shkurtit teksa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovë e ndjera ishte duke u trajtuar që nga 17 shkurti.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Më 19.02.2024 nga QKUK është raportuar se pacienti viktima femër kosovare- e mitur e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu