Telenews

Vdes foshnja tre-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Një foshnje tre-javëshe ka vdekur të enjten në fshatin Kostercë të Skenderajt.

Vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, në fshatin Kostercë, tha sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti është lajmëruar rreth orës 08:00.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.

Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti duke u hetuar.

Të ngajshme

Dalin pamjet e rënda kur nxënësja u godit për vdekje nga vetura në Pejë

Valjeta Turkaj

Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s

Valjeta Turkaj

Një turist i huaj mbytet ka humbur jetën në plazhin e Vlorës

Valjeta Turkaj