Telenews

Vdes gazetari i dytë në botërorin e Katarit

Ka vdekur edhe gazetari i dytë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Bëhet fjalë për Al Misslam, i cili ishte fotoreporter për kanalin e Katarit, Al Kaas TV.

Shkaktaret e vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Kjo ngjarje ka ndodhur pak orë pasi që vdiq gazetari amerikan, Grant Wahl.

Të premten, më 9 dhjetor, US Soccer raportoi që Wahl ka vdekur derisa ishte duke e mbuluar botërorin.

Raportet fillestare tregojnë që 48-vjeçari, ishte duke e përcjellë ndeshjen në mes të Argjentinës dhe Holandës në Lusail Stadium.

Ky botëror deri me tani ka shkaktuar dy vdekje me fatalitet në media.

Të dyja jo shumë larg njëra – tjetrës, gjë që i bën të dyshimta.

 

 

 

Të ngajshme

‘Bomba’ e verës: Lautaro pritet të largohet nga Interi për 100 milionë euro

KushtrimGuraj

Conte e konfirmon: Rrahmani mbetet në dyshim për derbin kundër Interit

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Venezuelë: Aeroplani shpërthen pas rrëzimit në pistë, humbin jetën dy pasagjerë – publikohen pamjet

Valjeta Turkaj