Telenews

Vdes ikona e folk-rokut

David Crosby, ylli amerikan i folk-rokut, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e cila erdhi si pasojë e një sëmundjeje të gjatë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e tij.

Crosby formoi dy bende në të 1960-tat. The Byrds si dhe Crosby, Stills and Nash.

Ai kishte arritur të futej në Rock and Roll Hall of Fame dy herë falë veprimtarisë së tij të gjerë.

“Trashëgimia e tij do të vazhdojë së jetuari përmes muzikës së tij legjendare,” ka thënë bashkëshortja e tij, Jan Dance.

Të ngajshme

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

Rrezarta Ramaj

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj