Telenews

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së i njohur si komandant “Plaki”

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”.

Bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Varrezat e Veteranëve në Kompleksin Memorial në Koshare.

Lajmin e kanë bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Rrustem Berisha.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëluftetari ynë nga Ferizaj, Haki Limani- Komandant “Plaki”. Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.  Haki Limani – Komandant Plaki, gjatë Epopesë së Koshares asnjëherë nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri”, ka bërë të ditur Berisha.

Të ngajshme

Gjesti deklaron mes spektaklit “Du me kon bashkë me Eglin”

Erzana Fazliu

Ledioni nis spektaklin duke thumbuar Arbanën

Erzana Fazliu

Përkujtohet Masakra e 5 Prillit në Rezallë – 26 vjet nga krimi serb ndaj civilëve shqiptarë

Erzana Fazliu