Telenews

Vdes këngëtarja e njohur fituese e çmimit Oscar

vdes-kengetarja-e-njohur-fituese-e-cmimit-oscar

Këngëtarja fituese e Oscarit, Irene Cara, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Ajo është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Florida.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur menaxherja e marrëdhënieve me publikun, Judith A. Moose, e cila ka shkruar: “Me pikëllim të thellë njoftoj vdekjen e Irene Cara në emër të familjes së saj”. Ndërsa, shkaqet janë ende të pazbuluara, njoftoi përfaqësuesi i saj.

Cara u trajnua në muzikë, kërcim dhe aktrim që fëmijë dhe u shfaq në skenë dhe në televizion. Fama e saj u ngrit në qiell kur mori pjesë në muzikalin ‘Fame’ në vitin 1980. Fillimisht ajo u zgjodh si kërcimtare, por më pas për të u shkrua roli i Coco Hernandez.

Ajo u nominua për dy Grammy pas “Fame”, për artisten më të mirë të re dhe për këngëtaren më të mirë të popit, ndërsa në vitin 1983 Flashdance i solli asaj një Oscar.


Të ngajshme

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Yllka Gashi

Trupi në formë, Dolce publikon video “të zjarrtë

Yllka Gashi