Telenews

Vdes kirurgu i njohur kosovar

 

 

Ka vdekur Shaip Morina, kirurg i pensionuar, që për shumë vite ka punuar në Spitalin e Gjilanit. Morina, nga fshati Hodonoc, ka vdekur të dielën, ndërsa Spitali i Gjilanit ka bërë një njoftim duke shkruar per kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve të kirurgjisë në Spitalin e Gjilanit.

Ka vdekur Shaip Morina, kirurg i pensionuar, që për shumë vite ka punuar në Spitalin e Gjilanit.

Morina, nga fshati Hodonoc, ka vdekur të dielën, ndërsa Spitali i Gjilanit ka bërë një njoftim duke shkruar per kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve të kirurgjisë në Spitalin e Gjilanit.

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, punëtorit të devotshëm, kirurgut dr. Shaip Morina.

Dr. Shaip Morina ndërroi jetë në moshën 68 vjeqare, ai do të mbahet në mend për përkushtimin e tij në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e tij në raport me mjekët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

I ndjeri ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, miqëve dhe të afërmve të dr. Shaip Morinës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dr. Shaip Morinën!

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Të ngajshme

Al Trade vazhdon traditën e dhurimit të gjakut: Menaxheri flet mbi këtë iniciativë humanitare

Erzana Fazliu

Kur Skadon Pasta e Dhëmbëve? Faktet që Duhet t’i Dini

KushtrimGuraj

Avokati i Popullit: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të marrin shërbime shëndetësore falas

Erzana Fazliu