Një fëmijë 3-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë në një lum disa ditë më parë.
Bëhet fjalë për Zef Krasniqin, i cili, siç shkruan ‘Peja në Fokus’, kishte rënë në lumin “Sieg”, në qytetin Siegen gjatë një aktiviteti me fëmijë të tjerë nën mbikëqyrje.
Rasti është raportuar edhe nga mediat gjermane, përfshirë RTL West, të cilat kishin njoftuar se fëmija ishte gjetur në ujë, ishte reanimuar dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.
Sipas informacioneve të siguruara nga familja, për portalin ‘Peja në Fokus’, vogëlushi kishte qëndruar për disa ditë në gjendje kome, për të ndërruar jetë sot.
Familja e tij ka prejardhje nga Nepolja e Pejës, ndërsa për ceremoninë e varrimit ende nuk janë dhënë detaje.

