Telenews

Vdes nga infarkti mësuesja e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, Teuta Gashi

Ka vdekur dje Teuta Gashi, mësuese në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “7 Marsi” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ShFMU “7 Marsi” shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e të ndjerës.

Mësohet se mësuesja kishte pësuar infarkt.

“Me zemra të thyera dhe me një dhimbje të thellë, marrim lajmin e ndarjes nga jeta të mësueses sonë të dashur, Teuta Gashi. Është vështirë të gjejmë fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë, sepse ajo nuk ishte vetëm një mësuese – ajo ishte një udhërrëfyese, një frymëzim dhe një njeri i jashtëzakonshëm që la gjurmë të pashlyeshme në jetët tona”.

“Në emër të të gjithë nxënësve, kolegëve dhe miqve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi! Ndajmë me ju dhimbjen dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë në këto momente të vështira!”, thuhet në njoftimin e ShFMU “7 Marsi”.

Të ngajshme

Zelensky: Ukraina ka prova që Kina po e furnizon me artileri Rusinë

Valjeta Turkaj

Policia ndëshkon 2 mijë e 355 ngasës në 24 orët e fundit

Valjeta Turkaj

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Erzana Fazliu