Telenews

Vdes një 22-vjeçar pas një aksidenti tragjik në Rahovec – përfshihen veturë dhe motoçikletë

vdes-personi-qe-ishte-aksidentuar-me-16-korrik-ne-peje,-po-trajtohej-jashte-shtetit

jë aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku një i ri ka humbur jetën pas përplasjes mes një automjeti civil dhe një motoçiklete.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2025, rreth orës 20:20, në rrugën “UÇK” në Rahovec. Në këtë ngjarje janë përfshirë një veturë e tipit VW Golf 1J dhe një motoçikletë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën 22-vjeçari M. K .

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari A.D rreth 27-vjeçar po drejtonte veturën në rrugën nacionale Malishevë–Rahovec dhe, me të arritur përballë hipermarketit “ETC”, kishte bërë kthim majtas në mënyrë të pasigurt, duke marrë përparësinë e motoçikletës që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Si pasojë, motoçikleta e drejtuar nga viktima është përplasur në krahun e djathtë të automjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime të rënda trupore te 22-vjeçarit.

Viktima është transportuar me urgjencë nga ekipi i QKMF-së Rahovec drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku për shkak të plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i spitalit.

Ndërkohë, i dyshuari A. D. është dërguar për trajtim në repartin e kirurgjisë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke u zhvilluar nga njësitë e hetimeve të komunikacionit në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Të ngajshme

Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Valjeta Turkaj

Therje me thikë në një lokal në Podujevë

Valjeta Turkaj

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Valjeta Turkaj