Telenews

Vdes një 34-vjeçar nga Gjakova, policia po e trajton rastin si “vetëvrasje në tentativë”

Një 34-vjeçar nga Gjakova, ka vdekur këtë të diel, në QKUK pas plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”.

“Sot rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë e më vonë në QKUK për trajtim mjekësor,  (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Fillimisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”. Rreth orës 12:50, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj