Telenews

Vdes një 34 vjeçare, dyshohet se ka rënë nga një hotel në Prishtinë

 

 

Një femër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një hotel. Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli afër QMI’së.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, viktima është e moshës 34 vjeçare.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti për Insajderin.

Të ngajshme

Një dështim më shumë, i 19-ti me radhë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Valjeta Turkaj

Kurti refuzoi Limajn si kryeparlamentar, Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike

Valjeta Turkaj