Telenews

Vdes një grua në korridorin e QKMF-së në Skenderaj, kishte shkuar për kontroll

 

 

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se një grua e cila ishte me nevoja të veçanta, ka vdekur në QKMF në Skenderaj.

Në raport thuhet se e njëjta kishte shkuar atje për kontroll, dhe ishte alivanosur në korridor duke mbetur kështu pa shenja jete.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse policia është duke e hetuar rastin.

Sipas familjarëve të viktimës, ajo ka pasur probleme shëndetësore më herët, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për sot

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 06 shkurt 2026

Valjeta Turkaj

Haradinaj në zyrën e kongresmenit Keith, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

KushtrimGuraj