Telenews

Vdes një grua në repartin e Gjinekologjisë në Prizren, policia nis hetimet

Një grua ka vdekur në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa trupi i saj është dërguar për obduksion.

Hetimet për këtë rast kanë nisur.

“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

source

Të ngajshme

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Valjeta Turkaj

Vodhi mjete pune me vlerë rreth 1000 euro, i dyshuari arrestohet në Pejë

Valjeta Turkaj

Pas disa orëve qëndrimi pranë babait, ish-presidenti Thaçi largohet nga QKUK-ja

Valjeta Turkaj