Telenews

Vdes një kosovar në Maqedoni, u rrokullis me kamion dhe ra në greminë

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në Maqedoni të Veriut, pas një aksidenti në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi” – ka njoftuar MPB atje.

Lajmi në përditësim….

Të ngajshme

Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin

Valjeta Turkaj

Kurti flet për ndërtimin e 20 stadiumeve të futbollit në funksion të Lojërave Mesdhetare

Valjeta Turkaj

Trump nga Davos: E dua shumë Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur

Valjeta Turkaj