Telenews

Vdes një person në aksidentin në Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mëngjesin e ditës së sotme në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti

Të ngajshme

Ushtria amerikane kryen sulme ndaj 10 objektivave iraniane në vende të shumta

Blearta

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë?

Blearta

35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Blearta