Telenews

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën pasdite në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas informatave fillestare, i ndjeri dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar të paraqiten edhe inspektorët e punës.

Rrethanat e vdekjes janë duke u trajtuar nga organet përkatëse.

Të ngajshme

Një ekip kosovarësh ftohet në kampionatin europian të talenteve të reja në sigurinë kibernetike në Gjermani –

KushtrimGuraj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj