Telenews

Vdes profesoresha e njohur kosovare

Ka vdekur profesoresha e njohur e muzikës, figura e shquar e kulturës shqiptare, Seniha Spahiu.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur vetë familjarët e së ndjerës.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se me datë 01.10.2022, në moshën 86-vjeçare ndërroi jetë më e dashura jonë: prof. Seniha (Islami) Spahiu 06.07.1936 – 01.10.2022”, thuhet në njoftim.

Seniha Spahiu ishte pedagoge, studiuese e edukimit muzikor. U lind në Prishtinë, mësimet për muzikë i mori në Shkup, ku kreu dhe studimet nga pedagogjia muzikore. Sipas biografisë së saj në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Spahiu i kreu studimet e magjistraturës në Akademinë e Muzikës në Beograd për metodikë të mësimit të muzikës, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

Për gjysmëshekulli qe pedagoge në të gjitha nivelet arsimore. Ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Liria” në Prishtinë dhe drejtuese e korit të shkollës, më pas profesoreshë e metodikës së muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, pastaj në Fakultetin e Arteve si ligjëruese, e docente dhe profesoreshë nga viti 1987.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani