Telenews

Vdesin dy persona në rrethana të dyshimta

 

 

Në Prishtinë dhe Deçan kanë vdekur dy persona, njëri është dërguar pa vetëdije në QKUK, ndërsa tjetri është gjetur i vdekur në shtëpi, shkruan Gazeta Telenews.


Policia ka njoftuar se dje në fshatin Busi në Prishtinë, viktima mashkull kosovar, është dërguar pa vetëdije për trajtim mjekësor në QKMF nga familjarët, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq në fshatin Llukë e Epërme, në Deçan, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Rasti në hetime. /Telenews/

Të ngajshme

Orban tenton të shpëtojë Serbinë, Vuçiq e takon në Suboticë

Donat Hashani

“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

Donat Hashani

Uran Ismaili festën e 28 Nëntorit e kalon me Kadri Veselin në Hagë!

Donat Hashani