Telenews

Vdiq drejtuesja e veturës me targa të huaja në aksidentin mes veturës e kamionit në autostradë

vdes-personi-qe-ishte-aksidentuar-me-16-korrik-ne-peje,-po-trajtohej-jashte-shtetit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”, mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesja e veturës, ndërkaq i lënduar ka mbetur  shoferi i i kamionit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe nje veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pesuar lendime. Vdekjen e vikitmës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjajres. Në vendin e ngjajres përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrëfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka thënë Kelani.

 

Të ngajshme

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Valjeta Turkaj

Koha ideale për larjen e dhëmbëve, shumica e njerëzve e bëjnë gabim

Erzana Fazliu

Kurti: Kam ofruar garancitë e mia që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në Kosovë – le të jenë pranë familjarëve

Valjeta Turkaj