Telenews

Vela për shpërthimin në veri: Strukturat kriminale serbe po e pengojnë sundimin e ligjit

Shefi i Stafit të Kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të stacionit policor në veri, duke e quajtur sulm kriminal.

Vela tha se ky është sulm nga strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia, e që sipas tij, po e pengojnë sundimin e ligjit në veri të vendit.

“Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave të ilegale  të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, shkroi Vela.

Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku si pasojë janë dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj