Shefi i Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, është sqaruar rreth komenteve të tij ndaj mediave që raportuan se Gjykata Kushtetuese “ka rrëzuar” presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se të njëjtat po tentojnë të bëjnë puç ndaj institucioneve dhe se po i shkojnë përshtati skenarit të Beogradit.
Vela tha se reagimi i tij ka qenë për ‘shpërndarësit e dezinformatave’ dhe jo me mediat.
“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, shkroi Vela në Twitter.
Në lidhje me komentet e tij, pak më parë reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /Telenews.al/

