Telenews

Veliaj pritet nga Zelensky, nënshkruhet Memorandumi për rindërtimin e Ukrainës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të premten e 19 gushtit ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë.

Ai është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy.

Takimi ka ardhur në kuadër së vizitës së delegacionit të Asosacionit të Qyteteve Evropiane.

Zelenksy nëpërmjet një postimi në median sociale Instagram ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë, kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh”.

Gjithashtu presidenti ukrainas tha se do të jetë mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre.

“Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas bëri me dije se u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

Ndërkohë, Veliaj më herët mori vendim që rruga ku ndodhet ambasada ruse dhe ukrainase, do të emërohet si “Ukraina e Lirë”.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shqipëria- anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)- iu bashkua vendeve të tjera evropiane duke vendosur sanksione ekonomike dhe ndaluar avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Të ngajshme

Thaçi-Meta: Unë nuk kam votë për Konjufcën

KushtrimGuraj

Nagavci: I kemi ofruar nënshkrimet për Osmanin, ajo s’ka pranuar

Rrezarta Ramaj

Reagojnë nga Presidenca: Osmanit nuk iu ofruan nënshkrimet dhe as përkrahja e Vetëvendosjes

KushtrimGuraj