Telenews

Veliu godet Lumir Abdixhikun pas deklaratës së Përparim Ramës: “Këta janë gërvisht dhe fito”

Dikur njëri ndër figurat qendrorë të LDK-së, Veliu ka thënë se nuk është fare i habitur me Ramën.

“Nuk e di çka ka këtu me u habitë, me u çuditë”, u shpreh Veliu duke qeshur me deklaratat e Ramës.

Veliu tutje tha se edhe ata që e sollën në LDK Ramën nuk kanë qenë anëtarë të LDK-së, por partner të partive tjera, duke iu referuar, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“Me të thënë të drejtën për mua nuk ka asgjë për tu habitur sepse edhe ata që e kanë sjellë Përparimin nuk kanë qenë anëtarë të të LDK-së edhe kanë qenë partner të partive të tjera bile”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

Deputeti i LDK-së nuk i ndali akuzat ndaj partisë së tij dhe udhëheqjen aktuale.

Ai tha se tani LDK-ja po drejtohet nga njerëz të çastit “gërvish dhe fito”, por që nuk dihet sa do ju zgjas.

“Fatkësia këtu për mua është që LDK-ja si partia më e vjetër në vend ka ardh në situatë që të drejtohet nga partner të çastit, “gërvisht dhe fito”, gjithmonë nëse ju dhezë, ndoshta ikin dhe e lënë ashtu”, përfundoi Veliu.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj