Telenews

Vëllai i heroit Agim Ramadani në përkrahje të Bedri Hamzës për kryeministër

vellai-i-heroit-agim-ramadani-ne-perkrahje-te-bedri-hamzes-per-kryeminister

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv edhe me qytetarët e Gjilanit.

Hamza ka thënë se ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë.

Në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës doli edhe Demë Ramadani, vëllai i heroit Agim Ramadani.

Ai ishte pjesëmarrës në tubimin e sotëm në Gjilan, në përkrahje të Bedri Hamzës.

Lajmin për pjesëmarrjen e tij në tubim e bëri publik kandidati i PDK-së për deputet, Ilir Tahiri, i cili është djali i dëshmorit Abdullah Tahiri.

“Shumë i nderuar që sonte afer vetes e kisha bacën Deme, vëllain e heroit Agim Ramadani. Të bashkuar për Kosovën, ashtu siç e deshën heronjtë”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Albulena Haxhiu bleu sivjet banesë në vlerë prej 128 mijë eurosh, kjo është pasuria e kryeparlamentares

Valjeta Turkaj

Avokati kërkon që Granit Plava të shpallet i pafajshëm: S’ka prova që e lidhin me vrasje

Valjeta Turkaj

Gjykata ndalon ndërtimin e sallës së vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

Valjeta Turkaj