Telenews

Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka, krimet i bëri Serbia

Në vendlindjen e Jakup Krasniqit, në Negroc, familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendës po presin verdiktin e fundit në Hagë, duke besuar në pafajësinë e tij, si dhe të bashkëluftëtarëve Thaçit, Veselit dhe Selimit.

Vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, thekson se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se arsye për t’u dënuar nuk ka.

“Obligimin njerëzor e kanë kryer me kohë për Kosovë dhe popullin e saj. Gjykata ka qenë jo shumë serioze, pasi edhe dëshmitarët kanë qenë jo seriozë, por shpresojmë që gjykata të mbështetet në fakte dhe të marrë vendimin e duhur. Arsye për t’u dënuar nuk ka, pasi krimet monstruoze i ka kryer Serbia”, theksoi ai.

Të ngajshme

LIVE nga Haga, Smith: Çështja nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por veç me të akuzuarit

Yllka Gashi

Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Yllka Gashi

Nëna e Hashim Thaçit nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj

Yllka Gashi