Telenews

Vëllai i Liridonës pas rivarrimit: Dhimbja na u lehtësua, sot ajo prehet aty ku e ka vendin

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka shkruar pas rivarrimit të saj në vendlindje. Ai thotë se “sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin” dhe se iu është lehtësuar dhimbja.

Ai shkruan se më vështirë do e kenë fëmijët e saj, por edhe e tërë familja e tyre, raporton Paparaci.

Leonardi thekson se besojnë në drejtësi dhe se do t’ia dalin me mbështetjen e të gjithëve.

Shkrimi i plotë:

Lamtumirë Liridona jonë

Sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin.

Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne.

Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.

Faleminderit nga thellësia e zemres.

Ne do të gjejmë forcën që t’i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima.

Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.

Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim.

Të ngajshme

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it pret homologun nga NATO, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KushtrimGuraj

Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

KushtrimGuraj