Telenews

Vëllai i pronarit të objektit që u dogj në rrugën Prishtinë – Ferizaj thotë se dëmi është milionësh

Vëllai i pronarit të objektit që u dogj në rrugën Prishtinë – Ferizaj, Shefki Mehmeti, tha se vlera e dëmit të shkaktuar në objekt është milionësh.

Ky objekt që ka shërbyer si depo për produkte dhe pajisje medicinale, Mehmeti tha se ka qenë i lëshuar me qira.

“Për objekt muj me t’fol. Milionësh është objekti e për material, çka ka aty, nuk di. Edhe ajo është një shumë e madhe se është kanë i stërngarkuar. Ka pas mjete medicinale” – tha ai.

Përderisa zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë për fikjen totale të zjarrit, ai tha se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Ka pas njerëz brenda, por kanë dalë. Të lënduar nuk ka asnjë, fati ajo është, për tjerat është kanë e shkrune…” – u shpreh ai, raporton Kallxo.com.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe ekipe të tjera shtesë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

source

Të ngajshme

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj