SHKRUAN – EDMOND VILA
Dje është luajtur derbi i xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll te meshkujt, mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.
Skuadra gjakovare triumfoi në palestrën e saj ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultat teper të thellë 102-80, duke bërë që këto shifra të befasojnë shumë kë, për shkak të investimeve e përforcimeve të fundit të klubit prizrenas.
Ekipi vendas e filloi ndeshjen vrullshëm duke krijuar avantazh që nga fillimi dhe mbylli çerekun e parë me 12 pikë diferencë (34-22), derisa pak më butë vazhdoi çereku i dytë, por edhe këtu me dominimin e vendasve (20-13), të cilët mbyllën pjesën e parë me 19 pikë dallim (54-35).
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë pak më e ngushtë me lojtarët e Vëllaznimit që kontrollonin rezultatin dhe nuk lejonin shkrirjen e tij, fillimisht duke mbyllur çerekun e tretë me epërsi (30-25), derisa perioda e fundit nisi me 24 pikë dallim, për çka ishte e pamundur që mysafirët nga Prizreni të rikthehen në lojë edhe pse fituan minimalisht çerekun e katërt (18-20) dhe kështu vendasit iu gëzuan fitores në një atmosferë impozante të krijuar nga publiku gjakovar, të cilit duket se i kanë munguar shumë aktivitetet e tilla sportive dhe përkrahja e skuadrave të tyre, për shkak të organizimit të dobët ndër vite.
Në fitoren e Vëllaznimit ndaj Bashkimit, padyshim që dy lojtarët më të dalluar ishin dyshja amerikane Samuel Sessoms e Jalen Ray që shënuan plotë 48 pikë së bashku me nga 24 sosh secili, derisa u dalluan edhe vendori nga Istogu, Ardit Pepaj me 14 pikë, qendra amerikane Jordan Dallas me 14 pikë poashtu, por pikë dyshfirore realizoi edhe kapiteni Atik Koshi që shtoi 11 pikë.
Te Bashkimi me lojë të mirë u dalluan dy amerikanët, Grant Lozoya me 25 pikë e Eric Copes me 17 të tjera.
Vëllaznimi arriti fitoren e pestë me rradhë, duke u konfirmuar si skuadra më në formë e momentit në basketbollin kosovar, gjersa Bashkimi pësoi disfatën e pestë me rradhë edhe përkundër investimeve e transferimeve të shumta, duke mos mundur që assesi të arrijë tek rezultatet pozitive. /Telenews.al/