Telenews

Vendimi i Kurtit për Manastirin e Deçanit, Szunyog: Ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë

 

 

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Szunyog ka thënë e kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Të ngajshme

Padia e KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti nuk po e lufton mafinë energjetike, po Janina Ymerin – nuk do të heshtim

KushtrimGuraj

Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

KushtrimGuraj

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty

KushtrimGuraj