Telenews

Vendos motra e deputetit të VV’së, pas Klan Kosovës, ARBK ia shfuqizon certifikatën edhe kompanisë Artmotion

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit Komanisë “Art Motion”.

Ditë më parë, iu shfuqizua certifikata Klan Kosovës. Ndërsa sipas këtij vendimi, që mban datën 22 qershor (dje), tashmë certifikata iu është shfuqizuar krejt Komanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet: “Art Motion” përbëjnë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.

Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.

Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së, i nënshkruan Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të VV-së Enver Haliti.

Krejt kjo pasi, Drejtorja Pranvera Prestreshi tashmë nuk e ushtron këtë pozitë, sepse ishte ajo e cila e anuloi vendimin për pezullimin e çertifikatës së biznesit për Klan Kosova.

Në arsyetim, thuhet se znj. Prestreshi është familjare e Avokatit Blerim Prestreshi, i cili sipas vendimit, është avokat i Klan Kosova.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj