Telenews

Veprimtari Sali Bislimi vendos posterin e Hashim Thaçit para Parlamentit të Zvicrës

Në një aksion simbolik të mbajtur para Parlamentit të Zvicrësnë qytetin e Bernës, veprimtari dhe drejtori i zyrës ligjore First-Consulting.ch, Sali Bislimi, ka ngritur zërin për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa vitesh ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë. Bislimi ka vendosur një poster të madh me portretin e Hashim Thaçit, duke bërë thirrje për ndërprerjen e – siç e quan ai – “dramës juridike që po luhet në Hagë” dhe kërkoi rikthimin e Thaçit në Kosovë me dinjitet dhe respekt për rolin e tij në çlirimin e vendit. “Kosovës i duhet liberatori. Hashimi nuk e ka vendin në burg, por në shërbim të kombit,” – ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se manifestimi i tij paqësor është mirëpritur nga qytetarë të shumtë zviceranë dhe të huaj që ndaluan për ta mbështetur, fotografuar apo biseduar me të. Ai ka shtuar se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, duke theksuar se Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz që kanë sakrifikuar për të, dhe jo nga – siç u shpreh ai – “njerëz të klubeve të natës”. Manifestimi është zhvilluar me leje të plotë të autoriteteve vendore dhe është vlerësuar si një akt i vetëdijesimit qytetar ndërkombëtar për çështjen e gjykatës speciale.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në kaq gradë

Donat Hashani

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Donat Hashani

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu