Telenews

Vera Ora mbështet Trixën në Instagram

Ajo ka ndarë mesazhin e para dy ditëve të këngëtares në rrjete sociale për temën e bullizmit duke u shprehur:
“Jemi komb i lashtë. Kemi tradita të forta dhe rini të bukur. Hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit pavarësisht kush është në pyetje. Bullizmi s’ka vend në vendin tonë”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trixës ku e falënderoi Orën për mbështetje.
“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne. E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një komb të vogël si i yni. Siç e idmë dhe që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, të panjohur, publik, jopublik. Më besoni një koment dashakeq dhemb njësoj. Falemnderit Vera Ora. Përulem para gjithë punës suaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut”.
Vera Ora është psikiatre në shërbimin shtetëror britanik shëndetësor.
 

Të ngajshme

Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

Blearta

Pas martesës, Princ Leka bën vizitën e parë zyrtare me bashkëshorte

KushtrimGuraj

Syri i keq mos e paftë, Bora Zemani po duket mahnitëse në këtë pamje

KushtrimGuraj