Telenews

Verifikohen të gjitha kutitë e votave në Mitrovicë, kështu qëndrojnë me përqindje Tahiri dhe Peci

Janë procesuar 105 nga 105 kutitë me vota për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Në të dhënat e përditësuara nga KQZ-ja bëhet e ditur se Qendra Komunale e Numërimit ka procesuar 100% votat për kryetar, duke vërtetuar plotësisht garën e balotazhit ndërmjet Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.

Tahiri ka marrë 47.91% të votave, më saktësisht 15393 sosh, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, Peci ka marrë 47.78%, apo 15353 vota – 40 më pak se Tahiri.

Pas pak pritet të nisë zyrtarisht numërimi i votave të diasporës.

Të ngajshme

Izet Mexhidi: Për 15 muaj kemi punësuar mbi 2 mijë shqiptarë në administratën maqedonase

Erzana Fazliu

Moti sot dhe nesër

Erzana Fazliu

Rikthehet Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante

Erzana Fazliu