Telenews

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre muaj.

 

Shtetasit e huaj në Kosovë kanë të drejtë të vozitin vetëm tre muaj me targa të huaja në bazë të legislacionit në fuqi. Zyrtarët të doganës bashkë me policinë e Kosovës kanë dalë në teren dhe po verifikojnë veturat a janë duke respektuar këtë ligj.

Por verifikimet nuk ndalen vetëm te kohëgjatja e qëndrimit. Zyrtarët po kontrollojnë nëse pronari apo vozitësi i automjetit me targa të huaja është shtetas i Kosovës dhe nëse posedon leje qëndrimi në ndonjë shtet tjetër. Në fokus janë edhe veturat që qarkullojnë pa targa.

“Ne bashkë me disa ekipe anti-kontrabandë të doganës e Kosovës dhe me policinë e Kosovës, kemi vendosur disa pika kontrolli në qytetin e Prishtinës për të realizuar kontroll lidhur me qarkullimin e automjeteve me targa të huaja. Si për ato që e te kalojnë tre mujorin e qëndrimit në Kosovë, Si për ato që vozitën nga shtetasit e Kosovës pa autorizim apo pa leje qëndrim të vendëve të tjera”, tha për RTK, Artjan Gjonbalaj, udhëheqës i Njësitit Antikontrabandë.

 

Vetëm në një pikë kontrolli, brenda pak minutash, zyrtarët doganor sekuestrojnë tri vetura që po qarkullojnë jashtë.

“Si e keni parë, brenda disa minutash në tri pikat e kontrollit i sekuestruam tri vetura. I kemi sjellë këtu në terminalin doganor në Prishtinë dhe aksioni vazhdon edhe tutje. Do të vazhdoj edhe me ditët në vijim”, tha ai.

Një vetura i konfiskua edhe një qytetari të Kosovës i cili po voziste automjetin me targa të Shqipërisë në kundërshtim me ligjin në fuqi.

“Shtetasi i Kosovës vozit automjetin i regjistruar në Shqipëri, njëkohësisht pyet edhe bashkë biznes në Kosovë”, tha ai.

Gjatë këtij aksioni, zyrtarët doganor u a shpjeguan shoferëve edhe dispozitat ligjore të cilat përcaktojnë se një veturë me targa të huaja mund të qëndroj në Kosovë vetëm tre muaj.

 

Të ngajshme

Të dyshuarit për rastin “Banjska” dalin nesër para gjykatës

KushtrimGuraj

Suspendohet nga puna një minatorë i “Trepçës”, ndali qëllimisht rrymën që të mos punonte ventilimi

KushtrimGuraj

Dyshohet për therje me thikë në Dardani, policia në vendin e ngjarjes

KushtrimGuraj