Telenews

Vërshime në Vushtrri, komuna shpall gjendje emergjente

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se për shkak të vërshimeve që ndodhën në orët e mbrëmjes, kryetari i kësaj komunë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente duke krijuar edhe një shtab emergjent.

Sipas njoftimit, situata në terren nuk është aspak e mirë, sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstëna.

“Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena.”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.

“Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq I ka bërë ftesë qytetarëvë të cilët banojnë afër Lumit Podranqa dhe Tërstena që të përgatiten për evakuim.

Njoftimi i plotë:

Të ngajshme

DnV thotë se do të monitorojë me 600 vëzhgues zgjedhjet, në fushatë s’munguan sulmet personale dhe retorika polarizuese

Blearta

Të shtëna në Prishtinë, arrestohen dy persona

Blearta

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta