Telenews

Vërshohet qyteti dhe disa fshatra, Komuna e Malishevës me apel për qytetarët

Komuna e Malishevës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera të shiut që kanë përfshirë territorin e komunës.

Sipas njoftimit të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Situatave Emergjente, niveli i lumenjve dhe përroskave është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar bllokim të disa rrugëve dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Postimi i plotë:

Apel: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.

“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative.”

Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës.

Të ngajshme

Barbary një vend që gjithmonë e tejkalon pritshmërinë

Valjeta Turkaj

Shumica e qytetarëve nuk preferojnë jetesën në bashkësi, tregojnë të dhënat e ASK-së

Valjeta Turkaj

Vërshimet në vend, SBAShK: S’lejojmë kthimin në shkolla pa u garantuar kushte të sigurta

Valjeta Turkaj