Telenews

Vërtetohet dënimi me 13 vjet burgim i Vukotiqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

 

 

Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotiq ishte dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo nënkupton se viktima e këtij dhunimi është e mbijetuara e parë që triumfoi në të gjitha nivelet e gjyqësorit.

Kështu ka thënë Qendra Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës- QKRMT, e cila e ka mirëpritur këtë vendim.

“Kjo shënon përfundimin e epilogut të këtij rasti dhe tani kemi të mbijetuarën e parë e cila me këmbëngulësinë e saj dhe mbështetjen e parreshtur të QKRMT-së gjatë gjithë procesit, triumfoi në të gjitha nivelet e gjykatave. QKRMT vazhdon t’i mbështesë dhe i inkurajon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës që të kërkojnë drejtësi”,  tha QKRMT.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Zoran Vukotiqin me 10 vjet burgim, ndërsa pas ankesës, Gjykata e Apelit e kishte rritur dënimin në 13 vjet burgim.

Mbrojta e të akuzuarit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe Gjykata Supreme e refuzoi këtë kërkesë dhe përfundimisht e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotiq ishte dënuar me 13 vjet burgim.

Të ngajshme

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj

Raportimet se Sylejman Meholli i VV’së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje

KushtrimGuraj

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit paralajmëron njohje të reja me një foto nga Siria

Donat Hashani