Telenews

Veseli: Liria nuk arrihet përmes padrejtësisë, as paqja s’mund të ndërtohet mbi krim

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po thotë fjalët përfundimtare në Hagë.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka besuar në dhunë dhe urrejtje.

“Kurrë nuk kam besuar që dhuna, urrejtja apo hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm”, tha Veseli.

Ai tha se liria nuk mund të arrihet nëpërmjet padrejtësisë, teksa tha se paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim.

“Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin”, tha Veseli.

Të ngajshme

Kurti tërhiqet nga ideja për Konjufcën? Po shqyrtohet një emër nga familja Jashari për President

KushtrimGuraj

Reagon sërish Hollaj: Presidenten e ftuat veç për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla

KushtrimGuraj

Thaçi-Meta: Unë nuk kam votë për Konjufcën

KushtrimGuraj