Telenews

Vetaksident në autostradë në Suharekë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë.

Një automjet është vetaksidentuar teksa ngjarja kishte ndodhur rreth orës 19:00.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës, i cili tha se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 19:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (Suharekë). Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident) dhe se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha ai.

Ndërkohë disa media lokale të Suharekës kanë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj