Telenews

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Pejë

Gjatë ditës së hënë është dorëzuar në polici Aaron Rexhaj, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

Ai është vetëdorëzuar së bashku me avokatin mbrojtës në njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.

Më datë 26.11.2023, një person u godit për vdekje nga një veturë, vozitësi i së cilës më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim Aaron Rexhaj, i lindur më 5 maj 1999, në Paderborn  të Gjermanisë, por me vendbanim në Pejë.

Siç njofton policia, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj